Dardan Shkreli - Thirre Emrin Tim!

O njeri, ec anës lumit teposhtë
Do të hasësh në një lëdinë
Ku një kasolle njëherë moti unë vet, e pata goditur
E pata goditur o për bukuri

Dhe o njeri, fare mos u habit
Në mos dëgjofsh qen që leh, pranë shtëpisë sime
Qeni ka ngordhur, por fare s'ka rëndësi
Sepse zingjirët ende gjenden aty

Dhe shtyje derën e oborrit pa gardh
Thirre emrin tim, trokit dy a tri herë
Nëse s'ke përgjegje, mund të hyjsh brenda
Do të shohësh nusën time dhe një tufë kalamaj

O miku im, ndoshta me pak frikë
Do t'a mbush një gotë me qumësht, të lopës së kojshisë
Dhe mos u hidhëro, bukë nuk ka me siguri
Troshat e fundit do t'i kenë hëngër minjtë

Dhe thuaj
"Burri yt ka rënë, ashtu si vdesin trimat
Amanet të ka lënë, t'ia edukosh jetimat"

Dhe mos të thënçin nënë, n'të dhimbset ndonjë fëmi
Një ditë ke për t'u thënë, si vdiset për liri
Se askush s'mund të vret... aq sa mund të lindesh ti
Se askush s'mund të vret, aq sa mund të lindësh ti

Written by:
Dardan Shkreli

Publisher:
Lyrics © O/B/O DistroKid

Lyrics powered by Lyric Find

Dardan Shkreli

View Profile