Dardan Shkreli - Veç Një Zot e Din

Dita shkrihet n'horizont
Nata shtrin krahët mbi qytet
N'radio thonë asgjë e re
Në front asgjë e re s'po ngjet

Qe sa ditë i dehur jam
Jam pa gjumë dhe m'djegin sytë
Po sy s'kam fare, ndaj u tregoj
Se m'erdhi shpirti gjer në fyt

Unë vetëm desha, të ta them
O veç një fjalë
Unë vetëm desha,...ndaj këtë këngë
Po ta falë

Shikoj orën nuk punon
Ndalu tokë, mundohem kot
Tre mijë vjet të pres pa shpresë
Dhe pyes vehten a ka zot

Qe sa ditë i dehur jam
Jam pa gjumë dhe m'djegin sytë
Po sy s'ka fare, ndaj u tregoj
Se m'erdhi shpirti gjer në fyt

Unë vetëm desha, të ta them
O veç një fjalë
Unë vetëm desha,... ndaj këtë këngë
Po ta fal

Veç një zot e di
Ooo veç një zot e di
Sa shumë të desha
Dhe tash ku gjendesh ti
Njerëzit thonë se të panë
Kur u trete n'terr
Unë u them, se një ditë
Do të digjesh n'ferr

Written by:
Dardan Shkreli

Publisher:
Lyrics © O/B/O DistroKid

Lyrics powered by Lyric Find

Dardan Shkreli

View Profile