Dardan Shkreli - Nuk Jetoj Pa Ty

Nata
Si çdo natë tjetër
Hëna mbi mua qan
Loti pikon mbi letër
Mbi letër shkruar
Më nuk të dua
Dhe lamtumirë
Çfarë të bëj me mua

Nuk jetoj pa ty
Nuk jetoj pa ty

Një ditë kur të vdes
Kur t'më fusin thellë në dhe
Valët e detit do tërbohen
Për fjalët që s'mi the
Mbi varrin tim një shkëmb
Do ta rrahë gjithmonë stuhija
Kalimtarët e habitur, lexojnë
Vdiç nga dashuria

Nuk jetoj pa ty
Nuk jetoj pa ty

Written by:
Dardan Shkreli

Publisher:
Lyrics © O/B/O DistroKid

Lyrics powered by Lyric Find

Dardan Shkreli

View Profile