Dardan Shkreli - Elegjia

Nganjëherë, o nganjëherë
Urrej a dashuroj nuk di
Nganjëherë, o nganjëherë
Thellë në mua bie shi
Më shiko si m'rreh stuhia
Gjethet vyshken n'Dukagjin
S'jam i marrë, s'jam as frikacak
Ty të kam në gjak

O m'kërko sa herë të duhet dikush pranë
Unë do t'jem aty, të t'i fshijë lotët kur qanë
Dhe më thuaj vetëm njëherë se më do
Ndaj, kur të duhet dikush pranë, të lutem më trego

Nganjëherë, o nganjëherë
Pyes vehten pse s'ka diell
Nganjëherë, o nganjëherë
Humbin këngët lartë në qiell
Unë nuk ndalem, dhe këndoj
T'më dëgjojnë gjer në More
Nuk kërkoj mëshirë aspak
Ty të kam në gjak

Written by:
Dardan Shkreli

Publisher:
Lyrics © O/B/O DistroKid

Lyrics powered by Lyric Find

Dardan Shkreli

View Profile